Vettingu në burgje, Gjonaj: Mbi 130 punonjës me rekorde penale

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka publikuar të dhëna ka Vettingu që i është nënshtruar institucioneve të vuajtjes. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, janë mbi 130 punonjës me rekorde penale.

Nga ana tjetër, Gjonaj shkruan se: ”Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar”.

Ministrja ka paralajmëruar edhe një sistem të ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trup shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?