Vettingu në Polici, deputetja e LSI: Ministria mashtroi
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka ka akuzuar qeverinë dhe mazhorancën, se ka gënjyer për ICITAP.
Sipas saj nuk është e vërtetë që ICITAP ishte konsultuar për ligjin. Ndërsa ka shtuar se nuk janë reflektuar çështje të rëndësishme siç është hetimi i ligjshmërisë së procesit të marrjes së gradave në polici.
”Mazhoranca tha se ICITAP-it ishte konsultuar për ligjin dhe nuk kishte sjelle rekomandime të shkruara. Në fakt ua kanë çuar të shkruara dhe nuk janë reflektuar 2 çështje shumë të rëndësishme: Hetimi i ligjshmërisë se procesit të marrjes së gradave; Trajnimi i anëtarëve të Komisioneve që do të vlerësojnë punonjësit e policisë”, u shpreh Caka.
KOHA JONË SONDAZH

