Vettingu në polici, Hodaj: Kemi gurin dhe arrën në dorë, spastrim…
Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hoda i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se procesi i vettingut në polici nuk synon spastrimin, duke theksuar Ministria e Brendshme ka në dorë edhe gurin edhe arrën dhe mund ta bëjë këtë pa pasur nevojë për një proces të tillë.
”Nuk ka shanse që çdo ministër të vijë dhe të bëjë spastrime. Garancia që nuk është spastrim është ligji. Nëse do të donim të bënim një spastrim, Ministria e Brendshme ka në dorë edhe gurin edhe arrën, dhe e ka mundësinë ta bëjë sot. Vihet një standard ligjor që duke kaluar një filtër goxha të fortë, nesër do të jetë goxha të vështirë t’i largojnë nesër”,-tha Hodaj.
Zv/ministri i Brendshëm thotë se vetëm 70 persona në Policinë e Shtetit deklarojnë pasurinë ndërsa me ligjin e ri do ta deklarojnë të gjithë.
”Pamë nëse kanë deklaruar pasurinë drejtuesit e policisë. E dinë sa kanë deklaruar? Vetëm 70 veta. Duke pasur parasysh se si ILDKPI-ja kontrollon pasurinë, 6-8 veta u është kontrolluar me detaje pasuria. Sot për sot vetëm 70 nga mbi 10 mijë. Me ligjin e ri do të kontrollohen të gjithë. Kishte një mungesë kontrolli në këtë komponent”,-thekson më tej Hodaj.
KOHA JONË SONDAZH

