Vettingu në Polici, mbyllet procesi për formularët. Dy qarqe shembullor
30 ditë pasi nisi dhe dorëzimi i 3 formularëve në kuadër të Vettingut në Policinë e Shtetit, sot është mbyllur procesi. Zëvendësministri i Brendshëm, Juljan Hodaj deklaroi se qarqet që kanë mbaruar më shpejt dorëzimin e formularëve, janë Korça dhe Berati.
”Qarqet që kanë mbaruar me shpejt procesin e dorëzimit të formularëve janë Korça dhe berati. Zyrat e protokollit kanë qëndruar hapur dje gjatë fundjavës për të bërë të mundur dorëzimet. Vijon procesi i dorëzimit në Tiranë. Mbi 95 % e formularëve janë dorëzuar. Interesim i lartë për 15 vendet vakante për anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe sekretariatit teknik që do të vlerësojnë 300 anëtarët e gradave të larta. Të interesuarit mund të paraqesin aplikimet deri në datën 14 maj”, tha Hodaj.
3 formularët
1-Në deklaratën për kontrollin e figurës, punonjësve të policisë iu kërkohet që përveç të dhënave të gjendjes civile, të deklarojnë edhe ndonjë nofkë që kanë pasur. Policëve u kërkohet të deklarojnë nëse ata apo familjarë të tyre kanë takuar me qëllim ose jo persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe nëse kanë pasur ndonjë problem me ligjin në Shqipëri ose jashtë saj. Në formular ata duhet të deklarojnë edhe nëse kanë varësi ndaj bixhozit ose alkoolit.
2-Në formularin e vlerësimit profesional, punonjësit e policisë duhet të tregojnë përveç punësimit edhe gradat që kanë mbajtur edhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore, Workshope, nëse kanë botime brenda ose jashtë vendit.
3-Në deklaratën e pasurisë, ata duhet të tregojnë të ardhurat e çdo personi që përmban certifikata e tyre familjare. Policëve iu kërkohen shpenzimet e vitit të fundit, udhëtimet e 3 viteve të fundit, dhe shpenzimet për arsimin e fëmijëve.
KOHA JONË SONDAZH

