Vettingu në polici, Prençi: Amnisti për drejtuesit, peshkohen punonjësit e thjeshtë

Për Ahmet Prençin, ish-drejtori i policisë së shtetit, projekligji për vettingun në polici nuk është asgjë më shumë se një shfaqe e rradhës dhe shpenzim i kotë i parave të taksapaguesve.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Prençi tha se ligji amniston drejtuesit që janë përgjegjësit kryesorë dhe ndëshkon punonjësit e thjeshtë.

Prençi: Jemi dëshmitarë që shumë oficerë policie që mund të kenë dhe damkën që janë marrë me veprimtari kriminale, në këto 5 vjet kemi parë që kanë udhëhequr me një platformë shtetërore kultivimin e kanabisit në gjithë vendin. Ata mund ta kalojnë vettingun dhe dikush tjetër që ka kushtet më minimale në familjen e tij mund të mos kalojë vettingun. Këtu do të jemi dhe do ta shohim. Ky ligj që po bëhet është dhe një amnisti që ndodhi çfarë ndodhi  deri tani, të shohim këtu mbrapa se çfarë do të bëhet.Gjithë pasojat i merr një punonjës policie i rolit bazë që nuk ka pasur kurrë në dorë në jetën e tij për të krijuar dëme për shoqërinë. Dëmet i shkaktojnë njerëzit që kanë pozitën, autoritetin që i jep detyra që i ngarkohet. Të gjitha këto janë lekë të taksapaguesve.Në vend që të rrisim pagën e policëve, ti suportojmë me mjete, me logjistikë për të kryer detyrën do të harxhojmë  lekë për komisione vettingu që edhe ato nuk kanë kaluar vettingun.Nga vinë këta?

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Prençin, policia ka qenë e monitoruar gjatë gjithë këtyre viteve nga institucione të krijuara po me ligj siç është Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prençi: Është një ligj që nuk është i nevojshëm për policinë e shtetit, policia ka qenë e monitoruar gjatë gjithë këtyre viteve nga institucione të krijuara po me ligj siç është Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtoria e Standarteve Profesionale në policinë e shtetit. Nëse ka funksionuar mirë kjo strukturë nuk është e nevojshme të bëhet një ligj i tillë, një investim i tillë sepse janë para publike që do të harxhohen gjatë këtyre 5 viteve sa do të zgjasë ky proces. 

Unë nuk shoh se do të ketë ndonjë risi të re në këtë moment sepse Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për çdo shkelje penale që kryen një punonjës policie, qoftë ky edhe drejtues policie ka të gjithë tagrin për të marrë informacionin paraprak për të analizuar këtë informacion, për të referuar çështje penale për të, për ta arrestuar, për ta çuar në gjyq.

Është një show që do të zgjasë shumë gjatë dhe policia ka aq punë për të bërë në këtë situatë sa nuk përballon dot ethet dhe ankthin e një vettingu të tillë.Në polici i njohin mjaft mirë njerëzit që korruptohen, që kanë mundësi të kryejnë veprime që bien ndesh me misionin e tyre për të përfituar. Po të ketë vullnet politik dhe të funksiojnë më së mirë këtë institucione pa anësi politike nga drejtuesit e policisë, se unë nuk di që në vende të tjera të ketë një ligj të tillë për policinë.

Ish-drejtuesi i policisë është i mendimit se vettingu duhet të nisë nga politika së pari, më pas të shtrihet kudo, edhe tek policia.

Prençi: Vettingu së pari duhet të fillojë tek politika. Jam shumë dakord pastaj që gjitha administrata e shtetit të kalojë në një vetting por edhe komisionet që ngrihen. Të parët politikanët dhe komisionet duhet të kalojnë vettingun.Pastaj të shtrihet gjithandej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?