Vettingu, nesër vendimi për gjyqtaren e Kushtetueses, Vitore Tusha
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha u përball sot me procesin e rivlerësimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut.
Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit nisi në orën 10:00.
Vitore Tusha u mbrojt nga avokati Arben Llanaj.
Nuk ka fshehje pasurie, DSIK: E përshtatshme për vazhdimin e punës
Relatorja Sanxhaktari: Pas administrimit te informacionit, deklarimi eshte i sakte dhe ne perputhje me ligjin. Nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim te rreme, nuk ka konflikt te interesit.
Pas kontrollit te KPK pasuria eshte. Apartament banimi 3+1 me vlere 3.6 mln, eshte rivleresuar ne 16.4 mln. Toke are 500 m2 ne Farke ne 2007 ne vleren 4 mln. Apartament duplex me vlere 59 mije euro, ka pa pa likujduar 15 mije euro… Truall ne Lalz.
DSIK ka sjellë raport ku shkruhet se Vitore Tusha është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës, raporton Sonil Frasheri.
Pasi dëgjoi pretendimet e të gjithë palëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tërhoq për vendim i cili do të bëhet publik nesër në orën 09:00.


Analiza e pasurise
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Reporter.al ka publikuar skedat e pasurisë që paraqesin ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Vitore Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015.
Ne vitin 2008 ajo u zgjodh gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Vitore Tushaj është gjyqtarja e tretë që i nënshtrohet vetingut pas Besnik Imerajt dhe Fatos Lulos. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor dhe u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori, ndërsa Fatos Lulou shkarkua nga detyra pasi dispononte pasuri të pajustifikuar.

KOHA JONË SONDAZH

