Vettingu/ “Nuk justifikon pasurinë”, gjyqtari Trezhnjeva: E kam gjithçka të ligjshme

trezhnjeva

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, është paraqitur paraditen e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në seancë dëgjimore. Sipas KPK, Trezhnjeva ka fshehur pasurinë, pasi deklarimi që ai ka bërë nuk përputhet.

KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme.

Por pas përfundimit të seancës, gjyqtari Trezhnjeva, i cili është edhe kandidat për KLGJ, ka mohuar akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur shkurtimisht për mediat, ai tha se pasuria e tij është e ligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi punuar bashkë me gruan. Të ardhurat kryesore janë nga bashkëshortja. Pasuria ime është e ligjshme”, tha Trezhnjeva.

Ndërkaq, seanca tjetër ndaj tij do të mbahet më 13 prill./BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?