Vettingu, Vitore Tusha nuk ka fshehje pasurie, DSIK: E përshtatshme për vazhdimin e punës

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese përballet sot me procesin e rivlerësimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut.

Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit nisi në orën 10:00.

Vitore Tusha mbrohet nga avokati Arben Llanaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Relatorja Sanxhaktari: Pas administrimit te informacionit, deklarimi eshte i sakte dhe ne perputhje me ligjin. Nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim te rreme, nuk ka konflikt te interesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kontrollit te KPK pasuria eshte. Apartament banimi 3+1 me vlere 3.6 mln, eshte rivleresuar ne 16.4 mln. Toke are 500 m2 ne Farke ne 2007 ne vleren 4 mln. Apartament duplex  me vlere 59 mije euro, ka pa pa likujduar 15 mije euro… Truall ne Lalz. 

DSIK ka sjellë raport ku shkruhet se Vitore Tusha është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës, raporton Sonil Frasheri.

Analiza e pasurise

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Reporter.al ka publikuar skedat e pasurisë që paraqesin ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Vitore Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Ne vitin 2008 ajo u zgjodh gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Vitore Tushaj është gjyqtarja e tretë që i nënshtrohet vetingut pas Besnik Imerajt dhe Fatos Lulos. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor dhe u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori, ndërsa Fatos Lulou shkarkua nga detyra pasi dispononte pasuri të pajustifikuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?