Vettingu, Vitore Tusha sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese do të përballet sot me procesin e rivlerësimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut.
Seanca dëgjimore do të mbahet në Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit në Prokurori
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Reporter.al ka publikuar skedat e pasurisë që paraqesin ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Vitore Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015.
Ne vitin 2008 ajo u zgjodh gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Vitore Tushaj është gjyqtarja e tretë që i nënshtrohet vetingut pas Besnik Imerajt dhe Fatos Lulos. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor dhe u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori, ndërsa Fatos Lulou shkarkua nga detyra pasi dispononte pasuri të pajustifikuar.

KOHA JONË SONDAZH

