Vetura pa shofer për pak sa nuk i mori jetën dikujt (Video)

 

Pakujdesia e një shoferi në Kosovë ka mundur t’i kushtojë me jetë dikujt në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Një video e publikuar në YouTube shfaq këtë ngjarje të çuditshme që për fat të mirë përfundoi pa aksidente.

Shoferi i kësaj makine duket se ka harruar ta vë veturën e tij të tipit Golf 5 në shpejtësi në momentin që e ka ndalur atë. Përpos kësaj, duket se shoferi nuk është kujtuar që ta sigurojë makinën as me fre të dorës.Për pasojë, automobili del në magjistrale, por edhe pse veturat ngasin me shpejtësi e madhe, fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk u ndesh me makinën pa shofer.

Në fund të videos shihet një person që e ndal veturën në rrugë dhe shkon ta gjejë shoferin që të shmangen aksidentet e mundshme.

Personi që pretendon të jetë shoferi i veturës i ka thënë portalit Koha.net se ka qenë duke u kthyer në shtëpi nga puna e ndërrimit të natës, ndërsa ka bërë një ndalesë të shkurtër tek një lokal i një shokut të tij kur edhe ka ndodhur ngjarja.

SHKARKO APP