Vezë, gurë dhe tymuese para Kryeministrisë

 

Në drejtim të godinës së Kryeministrisë janë hedhur sende të forta dhe tymuese me ngjyre.  Tymuese janë hedhur edhe në hyrjen anësore të Kryeministrisë.

Situata në Bulevardin Dëshmorët e Kombit është tensionuar. Protestuesit kanë hedhur sende të forta para godinës së Kryeministrisë. Një pjesë e protestuesve kanë tentuar të hyjnë në kryeministri.

Forcat e Policisë kanë shtuar radhët e para godinës. Ndërkohë një protestues ka çarë rrethimin dhe është ngjitur në shkallët e Kryeministrisë.  Ai është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar për në komisariat.

SHKARKO APP