Vezë, patate, tymuese mbi policët në protestën e PD (VIDEO-LIVE)

 

Ka nisur paraditen e sotme protesta e PD. Mbështetës të opozitës janë mbledhur pranë Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në duar mbajnë vezë, patate, tymuese, bilbila, etj. Një grup i deputetëve demokratë kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku zhvillohet seanca e buxhetit. Ndërsa deputetët e mazhorancës kanë përdorur hyrjen përbri nga krahu i ‘Pedonales’. Janë mijëra forca policie qe kane rrethuar parlamentin.

Para hyrjes në Kuvend, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inspektuar nga afër masat e policisë. Mësohet se protestuesit po qëllojnë me vezë dhe patate në drejtim të godinës së Kuvendit, ndërsa faktori ndërkombëtar prej kohësh ka këshilluar që skenarë të dhunshëm të mos përsëriten më.

Në sallën e Kuvendit deputetët e PD-se do të flasin e tentojnë të bllokojnë seancën. Ndërsa jashtë sallës së parlamentit turma po rritet në disa mijëra vetë. Vezë dhe tymuese janë hedhur në nisje të protestës drejt policisë.

Në miting i pari që mori fjalën në protestë ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. “25 vite më parë, jo shumë larg nga këtu, studentët dhe qytetarët u mblodhën bashkë dhe i dolën përballë regjimit më të egër që kishte njohur ndonjëherë ky vend. Sot, 25 vite më vonë, jemi prapë në këmbë, në protestë, sepse nuk mund të pranojmë një tjetër regjim po aq i padrejtë, po aq represiv”, tha Paloka.

Deputeti Genc Pollo theksoi se “kjo qeveri duhet të iki jo për politikanët e tjerë që t’i zënë vendin, por për njerëzit që jetojnë këtu”.  “Qeveria për dy vjet e ka bërë gjendjen e padurueshme. Qeveria Rama-Meta nuk ka bërë asgjë të mirë, vetëm të këqia. Sot, për shkak të buxhetit të Ramës dhe Metës dhe grabitjeve të tyre, popullit i ka shkuar aty ku nuk mban më. Nuk duam më qelbësira në qeveri dhe në parlament që votojnë ligjet e burgut. Po miratohet një buxhet pa rritje rrogash, pensionesh apo ndihmë sociale, por vetëm taksa”.

Arben Ristani tha se nuk ka më vend për opozitë konstruktive, por për protesta: “Po miratojnë buxhetin që nuk do të rrisë rroga e pensione. Ndërkohë që populli varfërohet çdo ditë, këta vjedhin 400 milionë euro nga doganat. Kemi bërë opozitë konstruktive duke dhënë alternativa e duke kritikuar, por nuk vlejnë më kritikat, vetëm protestat.

Mendohet se janë rreth 1000 forca policie për të ruajtur rendin gjatë protestës së dytë të opozitës brenda 10 ditësh. Protestuesit kanë gjuajtur me vezë, domate dhe gurë.

Lexoni lajme të tjera për protestën në "Koha Jonë"

FOTO nga protesta e PD para Kuvendi

Parrulla në protestë: “Rama, kujdes nga veriorët

Në PD shfaqen dhe maskat e bardha

Masat për protestën e PD-së, policia rrethon Kuvendin 

Ndocaj: Protestoni para selive të partive

Topalli: Anuloni dekoratat e xhelatëve

Qëllohet me vezë shefi i Komisariatit Nr. 4

Berisha: Nuk mund të ruajmë gjakftohtësinë e turmës

Lista e pr.ligjeve që pritet të votohen sot

SHKARKO APP