Vibe i kësaj vere… Është Vodafone Albania!
Nisi e zhurmshme kjo verë prej Kampionatit Evropian të Futbollit, pjesë e së cilit ishte dhe skuadra jonë e zemrës. Qytetet e mëdha u pushtuan nga fan zone-at, ku atmosfera ishte më e zjarrtë se kurrë më parë. Vodafone Albania, si Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit edhe për 3 vitet në vijim, ishte një nga mbështetësit kryesorë, në këtë eveniment të madh sportiv, jo vetëm për djemtë e ekipit por edhe për tifozerinë kuq e zi.
Duke qenë #kudomeVodafone në tri fan zone-a, në tri nga destinacionet më të bukura të turizmit veror në Shqipëri, Shkodër, Vlorë e Sarandë, por edhe duke iu ofruar mundësi klientëve të saj për ta përjetuar ëndrrën evropiane live në stadiumet e Gjermanisë, për tri ndeshjet e Kombëtares Shqiptare, përkatësisht me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Çiftet fatlume që u shpallën fitues të giveaway-t përfituan eksperiencën unike për të udhëtuar, për t’u akomoduar e për të marrë biletë falas, e gjitha si paketë e artë, e dhuruar nga Vodafone Albania.
Kampionati përfundoi duke lënë pas jehonën dhe shijen e mirë… por vera do të vazhdojë të kumbojë po aq zhurmshëm, tashmë nga ritmet e byte i muzikës. Të rinjtë do të shijojnë një “Summer Vibes me Vodafone Albania”, me shumë argëtim, dhurata e surpriza, në lokalet më in të bregdetit shqiptar.
Duke filluar nga 19 korriku në Bohemian Palace, me DJ Rivo, për të vijuar në 26-27 korrik në “Soundtuary” në Drimadhes, me DJ nga më të njohurit në botë, si Caiirosa, Elif, Meera, aDios, Tatu, Apache, Colle, etj. Ndërsa në 7-8 shtator tek “Sundance” në Folie Marine, me DJ Lias Catelanos dhe Plecta, Kate Zubok, Eeelke Kleijn, Chriss V dhe Bani D, Antrim, Pippi Ciez dhe Roy Rosenfeld.
Mos i humbisni! Shijoni vibe-n e kësaj vere #kudomeVodafone!