VIDEO/ “13 predha në trup”, Artan Hoxha: Si u vra Guxim Gjuriçi

Gazetari i Abc News Artan Hoxha publikoi videon ekskluzive të vrasjes së Guxim Gjuriçit, në Tropojë.

Hoxha i cili ka vizituar vendin ku ndodhi krimi, tha se  në vendngjarje kishte ende gjurmë gjaku. Sipas gazetarit autori i është afruar Gjuriçit nga pas, dhe e ka qëlluar me breshëri. Mbi trupin  viktimës janë gjetur 13 predha, të gjitha në shpinë, çka tregon se është qëlluar nga pas.

Ajo që kam vënë re në skenën e krimit, aty kishte ende gjurmë gjaku, në momentin që tregohet me shigjetë. Madje një nga predhat ishte ngulur në beton, ishte në vendin e ngjarjes akoma. Afrimi i tij ka ardhur nga mbrapa makinës dhe e ka gjetur pas shpine viktimën, duke qenë se fizikisht Guximi ishte i fuqishëm është qëlluar disa herë në drejtim të tij, është hedhur i gjithë karikatori. Autori e ka bërë këtë gjë për të mos pritur edicionet e lajmeve mbijetoi apo jo, por për ta marrë pagesën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është lokali, kjo është pjesa e pasme e makinës, është pozicioni nga ka ardhur autori, nga mbrapa dhe ka qëlluar viktimën aty. Janë ende gjurmët e gjakut. Shenjat e bardha kanë ngelur nga rikoshetat e predhave. Aty po ta shikoni fillimisht, viktima do të jetë përkulur sepse kishte gjurmë gjaku. Ka një predhë në pjesën e përparme në kofanon e makinës, pastaj ka tre predha të tjera në lartësi shumë të madhe, të cilat të linin dyshime se një armë tjetër ka kryqëzuar zjarrin, por ende nuk ka dalë përgjigjia e laboratorit kriminalistik për të thënë se sa armë kanë qëlluar në vendin e krimit dhe në distancë 30-40 metra nga pozicioni ku është vrarë viktima kemi predha të tjera. Janë dy predha në pjesën e poshtme, të cilat kanë shpjegim në gjuajtje horizontale të qitëst. Por një predhë në pjesnë e sipërme, të cilën nuk e shpjegonin dot ekspertët që ishin atu. Pra predhat ishin te farmacia, në pjesën e sipërme të karburantit dhe predhat e tjera janë në tokë. Pra tre predha te karburanti, tre te farmacia, një në kofanon e makinës, dhe të tjerat në tokë. Fuqia e armës, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë edhe tejshpuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima ka 13 predha në trup, madje është qëlluar edhe gjatë kohës që ka qenë në këmbë, por edhe në kur ka rënë në tokë, i ka të gjithë plumbat pas shpine. Nuk është e vërtetë që ka folur vrasësi me viktimën, askushnuk e ka dëgjuar. Autorët, apo autori ka patur edhe një avantazh tjetër, ka pasur një erë shumë të fortë. Zakonisht kur ka erë i zbut zhurmat e armëve dhe për më tepër kur ka erë të fortë. Për më tepër kjo ka bërë të ketë dyshime nëse është përdorur silensiator, prandaj njerëzit nuk i kanë dëgjuar të shtënat, por ka qenë era e fortë që ka bërë që banorët të mos dëgjojnë të shtënat. Viktima është gjetur pas 40 minutash nga nipi i vet, spitali është shumë afër, ndoshta kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që ai është qëlluar aq shumë. Ai ka shkuar në spital me jetën e humbur. Një nga dëshmitarët ka thënë se ka kujtuar që ishte një i dehur që ishte shytrirë, se ndodhej se ishte mes makinës dhe karriges së lokalit. Më vonë kur ka shkuar njeriu i vet ka njoftuar policinë. Ky 40 minutëshi i humbur  u ka dhënë kohë autorëve të largohen nga skena e krimit. Dyshimet e deritanishme janë edhe nga mënyra se si ka ndodhur edhe nga mjetet”, u shpreh gazetari Hoxha.

“13 predha ne trup”, Artan Hoxha: Si u vra Guxim Gjuriçi| ABC News Albania

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?