VIDEO/ 33 vite në politikë, por letra për Berishën në SPAK shkon me skuter

Pas votimit me 75 vota në seancë, Kuvendi i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Sali Berishës. Postieri dorëzoi në SPAK të protokolluar vendimin e marrë nga pushteti legjislativ në sencën plenare të ditës së sotme (21 dhjetor).

Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin e Kuvendit, i drejtohet Gjykatës së Posaçme, konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest me burg apo arrest shtëpie.

Në dokumentin e dërguar në SPAK me skuter, Kuvendi informon për heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur rrugën organit të akuzës që t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit.

SHKARKO APP