VIDEO/ 613 kg kokainë në Durrës, zbardhen pamjet aksionit dhe të arrestimeve
Policia ka zbardhur disa prej pamjeve të aksionit në Durrës ku janë kapur 613 kilogramë kokainë.
Në pamje duket një pjesë e drogës si dhe momentet e arrestimeve të dy të rinjve.
Njëri prej të cilëve shofer i kamionit ku ndodhej kontenieri me drogë.
Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në pranga janë vendosur dy persona, ndërsa një i tretë është në kërkim. Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë së bananeve.
Në pranga janë vënë:
Donaldo Lushaj
Armando Pezaku
Në kërkim:
Arbër Çekaj, pronari i ArbriGarden
Sipas Veliut, droga ka ardhur nga Kolumbia, transit në Itali dhe më pas anija ka mbërritur në Durrës në 19 shkurt 2018.
KOHA JONË SONDAZH

