VIDEO/ “700 euro për të marrë provimin”, kë po akuzojnë studentët e FSHN-së?
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kanë hedhur akuza konkrete ndaj pedagogëve të tyre dhe i akuzojnë për mitmarrje. Studentët akuzojnë se pedagogët 700 euro për një provim.
Lëvizja ‘Për Universitetin”, shprehet e angazhuar të vazhdojë aktivitetin kundër korrupsionit në arminin e lartë.
“Në vijim të aksioneve ndërgjegjësuese për problematikat e jetës universitare, sot u mbajt aksioni i radhës në Fakultetin – famëkeq – të Shkencave të Natyrës.
Aksioni nuk denoncon vetëm zhvatjen që iu bëhet studentëve nga tarifat e larta të studimeve, por edhe zhvatjen me tregtinë e pandershme të librave, dhe më keq akoma në disa raste edhe zhvatjen e studentëve nga disa pedagogë super të korruptuar që shesin me qindra euro një notë provimi.
Aksionet tona do të vazhdojnë derisa të marrin fund tarifat dhe çdolloj haraçi në kurriz të studentëve.
Arsim Publik Falas!”, njofton Lëvizja.
Parullat dhe shkrimi ‘700 euro”, janë vendosur në godinën hyrëse të FSHN-së.
KOHA JONË SONDAZH



