VIDEO/ Agron Shehaj publikon videon: Projektet e Ramës kanë qëllim vetëm vjedhjen
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj teksa publikon një video në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shprehet se projektet e Edi Ramës kanë qëllim vetëm vjedhjen.
“Shumë prej projekteve të qeverisë Rama kanë patur vetëm një qëlim: vjedhjen dhe jo interesin publik. Skema e DH Albania ishte skemë për të vjedhur dhe pastuar paratë, që mbeti pa asnjë dënim, sepse hajduti ishte vetë Rama. Edhe Milot-Fier është një skemë e sofistikuar mashtrimi ku do të vidhen qindra milionë euro direkt nga Edi Rama. Vjedhja e shqiptarëve duhet të ndalet, Rama duhet të largohet”, thekson ish-deputeti demokrat Agron Shehaj.