VIDEO/ Aksident i rëndë në Durrës, plagosen 4 pasagjerët. Makina përfundon në kanal

Këtë të premte një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shkafane të Durrësit, ku si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, kanë mbetur të plagosur katër pasagjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Durrës/Informacion paraprak: Në fshatin Shkafane, Durrës, shtetasi H. C, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasit S.E, S.H, G.E dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia e Durrësit.

SHKARKO APP