VIDEO/ Aksident i rëndë në ish-sheshin “Shqiponja”, dy automjete përplasen keq

Placeholder Image

Mëngjesi i kësaj të diele ka nisur me një aksident të rëndë, ku dy automjete janë përplasur te mbikalimi i ish-sheshit “Shqiponja”.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshohet se ka persona të plagosur. Ata janë dërguar në spital dhe nga të dhënat paraprake ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mjetet tip “Audi” dhe “Mercedes Benz” duken në pamjet që kanë pësuar dëmtime të mëdha. Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP