Video/ Aksident në Papër të Elbasanit, trajleri përmbyset në rrugë, plagoset drejtuesi

Gjatë pasdites së kësaj të diele një automjet i tonazhit të rëndë që transportonte artikuj industrialë ndërsa qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe si pasojë e shpejtësisë gjatë manovrimit  për shkak të inertësisë është përmbysur.

Aksidenti sipas burimeve jo zyrtar ndodhi në fshatin Papërr 10 km larg qytetit të Elbasanit.Si rezultat i këtij aksidenti  është plagosur drejtuesi i automjetit i cili mbante targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa automjeti është shkatērruar pothuajse plotësisht, mallrat që ndodheshin të ngarkuara në të janë shpërndarë në rrugë e jashtë saj. Ndërkohë që policia po heton shkaqet që sollën aksidentin,drejtuesi i automjetit ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve  në repartin e kirurgjisë së Qendrës Spitalore të Elbasanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Trajleri permbyset ne rruge, plagoset drejtuesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?