VIDEO/Aksidenti i Maminasit, taksia përplaset me shpejtësi skëterrë, shihni çfarë fiksuan kamerat
“BalkanWeb” siguron pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së karburantit në Maminas, në oborrin e të cilit fluturoi taksia me të cilën udhëtonin Buajr Agalliu 60-vjeç dhe pasagjerja e tij Elena Avdillari 23-vjeç.
Nga pamjet e siguruara tregohet vetëm në pak sekonda shpejtësia skëterrë me të cilën përplaset taksia në bordurën dhe tabelën e karburantit, për të përfunduar pas 100 metrash fluturim në ajër, në anën tjetër të tij.
Kujtojmë që pamjet janë filmuar vetëm nga dy kamerat e brendshme të karburantit, pasi ato jashtë, që mund të tregonin edhe aksidentin e plotë kanë qënë të fikura në atë moment.
KOHA JONË SONDAZH

