VIDEO/ Aksidenti me dy të plagosur që bllokoi autostradën Tiranë-Durrës, ja çfarë thotë policia

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, makina e drejtuar nga shtetasja D. G, ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me bordurën e rrugës.

Të plagosurat janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç raportuam edhe më hert, aksidenti shkaktoi në njërën anë të autostradës, trafik deri në 7 kilometra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30 në aksin rrugor Tiranë-Durrës automjeti me drejtuese D. G, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy pasagjeret në këtë automjet shtetasja I. H, dhe M. H, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes kontrollit të automjetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?