VIDEO/ Aksioni blic në Shkodër, momenti i arrestimit të 39-vjeçarit të armatosur

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje rreth aksionit që u mbajt mbrëmjen e djeshme, ku u arrestua një 39-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër. Burime zyrtare nga policia thanë se në pranga ra Blerim Beqiri, banues në fshatin Oblikë, i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e Beqirit Policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?