Video/ Alarm në qendër të Durrësit, një valixhe e dyshimtë ngre në këmbë policinë, ja momenti kur hapet

Një valixhe e lënë në sheshin qendror, në mes të qytetit të Durrësit, ka alarmuar qytetarët këtë mbrëmje, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Denoncimi në polici ishte se brenda valixhes mund të kishte eksploziv.

Kjo ka vënë menjëherë në lëvizje uniformat blu, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të valixhes. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj, sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet valixhja në qendër të Durrësit, që ka alarmuar qytetarët.

Ndërkohë, policia ka arritur të hapë valixhen, ku ka rezultuar se brenda saj nuk kishte asgjë dhe se alarmi ishte i rremë. Për këtë arsye, policia po heton edhe për telefonatën e kryer në sallën operative, që dha alarmin për shpërthim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Alarm në qendër të Durrësit, një valixhe ngre në këmbë policinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?