Alfred Lela për vajzën e Berishës në PD: Argita ka të drejtë të jetë në garë për çdo post

Prezenca e Argita Malltezit (Berisha) krah babait të saj në ditët e fundit, për disa është shenjë se ajo do të marrë në dorë frenat e PD-së. Për drejtorin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, nëse Argita Malltezi synon të jetë pjesë e kupolës drejtuese të PD-së, dera është e hapur.

Alfed Lela shtoi më tej në emisionin ”Breaking” se nëse zonja Malltezi ka ambicie politike do të garojë në të gjitha forumet e Partisë Demokratike.

”Nëse Argita Malltezi synon të jetë pjesë e kupolës drejtuese të PD-së, dera është e hapur askush nuk futet nga dritarja. Duhet të garojë në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike me të gjithë ata që kanë ambicie politike”.

Pra mbetet e qartë se zoti Berisha po e dorëzon PD e tij te e bija, Argita. Dhe nuk ka asgjë të keqe, por kjo duhet të thuhet dhe të lihet kur të kandidojë për kryetare e PD, që natyrisht fiton përballë çdo kandidati.

SHKARKO APP