VIDEO/ Alibeaj nuk do të bëjë ”luftë” për selinë blu, merr me qira zyra në ish-Bllok
Paçka se Gjykata e Apelit i dha vulën, Enkelejd Alibeaj nuk do të bëjë”luftë” për të marrë selinë blu. Aktivitetin e saj politik PD-ja zyrtare do ta ushtrojë në zyra të reja.
Zyrat janë shumë pranë kryesisë së Kuvendit dhe përballë Gjykatës Kushtetuese, ambient ku më parë ushtronte aktivitetin një bankë e nivelit të dytë. Tani më rreth 170 metër katrorë do të shërbejë për zyrat e drejtuesve të PD-së zyrtare dhe mbledhjet që ata do të zhvillojnë.
Selia blu vijon që të jetë në dorën e Sali Berishës që prej 25 marsit 2022, pikërisht pas vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili i dha atij të drejtën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.