VIDEO/ Analizimi i tokës, ministrja Denaj me fermerët në Zall-Herr: Maksimizon prodhimin
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në demonstrimin për fermerët e ullishtave në Zall-Herr për procesin e marrjes së mostrës për analizën e tokës. Ajo tha se është e rëndësishme ta dëgjojmë tokën, për t’i plotësuar nevojat dhe elementët që maksimizojnë prodhimin, shëndetin e bimës dhe cilësinë e produktit bujqësor. Në një postim në rrjetet sociale, Denaj u shpreh se ”ndamë këshilla për çdo hap të procesit, bashkë me agronomët e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Tiranë dhe ekspertët nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë-Krujë”.