VIDEO/ Atentat me tritol mikut të ”Rrumit të Shijakut” në Shkozet, detajet e reja nga ngjarja
Java nis me një ngjarje kriminale. Aldi Mustafa, miku i ”Rrumit të Shijakut”, person me precedent të theksuar penal, ishte në ecje me makinë kur mjeti shpërtheu. Pasi shkoi më Komisariat, u pa që Mustafa nuk pësoi dëme serioze, por pati vetëm gërvishtje të lehta.
Ai tha se nuk ka dijeni se kush i ka vënë sasisë e eksplozivit në makinë. “Nuk e di kush e ka bërë”, mësohet të ketë thënë Mustafa. Ai kishte 3 muaj që sapo kishte dalë nga burgu pas dënimit për armëmbajtje pa leje. Nga hetimet, rezultoi se nuk iu provua se armët që iu gjetën në makinë do t’i përdorte në një atentat të mundshëm sikurse u tha ditën që u arrestua.
Eksplozivi ishte vendosur te goma e pasme e automjetit të Mustafit, i cili po udhëtonte vetëm. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkozet-Durrës, dhe nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Aldi Mustafi njihet si një person me precedentë penalë. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje. Ai më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me ”Rrumin”, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.