VIDEO/ Autostrada Tiranë-Durrës kthehet në “tmerr” për shoferët
Radhë kilometrike të shkaktuara si rrjedhojë e devijimit të autostradës Tiranë- Durrës drejt rrugëve sekondare.
Kompania që mirëmban këtë segment të rrugës po kryen punime jashtë trasesë së asfaltit për ndërtimin e pusetave në fund të tombinove të reja që u vendosën 1 muaj më parë.
Trafiku rëndohet shumë më tepër në orët e pikut në mëngjes dhe në mesditë ku vargu i automjeteve shkon afër 5 kilometra gjatësi.
Kjo situatë ka shkaktuar irritimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët janë të detyruar të kalojnë shumë kohë në rrugë në pritje për të shkuar në destinacionin e planifikuar.

KOHA JONË SONDAZH

