VIDEO/ Balla thirrje diasporës: Ne e mbajtëm fjalën që ju të votoni, ndaj na mbështesni

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla iu drejtua me një mesazh zgjedhësve jashtë Shqipërisë, ku i ftoi ata të votojnë ekipin e Partisë Socialiste. “Unë ju ftoj që ju të votoni Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, si dhe një prej kandidatëve të ekipit tonë kombëtar “Shqipëria 2030″”, ishte thirrja e Ballës drejtuar diasporës shqiptare, e cila këtë vit merr pjesë për herë të parë në zgjedhje.

Balla në mesazhin e tij u tha emigrantëve se Partia Socialiste e mbajti fjalën, duke bërë realitet votën e diasporës.

“Tani është radha juaj të na jepni mbështetjen që të vazhdojmë përpara. Bashkë për Shqipërinë 2030”, përfundoi mesazhi i Ballës, duke ndarë informacionin se deri tani janë regjistruar 9 mijë bashkatdhetarë dhe se deri më 1 mars kur përfundon afati mbeten edhe 46 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?