VIDEO/ Balla vizitë në Toskanë, takim me Adrian Ismajlin: Ambasadori më i mirë i Shqipërisë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi i PS-së për Diasporën, Taulant Balla ka takuar në Toskanë futbollistin Ardian Ismajli, pak minuta përpara takimit me bashkatdhetarët shqiptarë në “Palazzo Dei Congressi” në këtë qytet të Italisë.

“Ndalesa e parë në Toskanë nuk mund të ishte përveçse me djalin më të mirë të Podujevës dhe të Kosovës. Sigurisht, është një krenari e madhe për ne që ja kemi besuar mbrojtjen një kosovari, siç e kanë zakon kosovarët, “nuk lenë gjë me kalu”.

Pak më vonë do jemi në takim me shumë vëllezër e motra shqiptarë, por e vërteta është që Ismajli po shkëlqen në Seria A si qendërmbrojtësi më i mirë dhe tani ka hyrë në syrin dhe në vëzhgimin e klubeve më të mëdha të Italisë. Ti je një nga ambasadorët më të mirë të Shqipërisë që na bën krenarë”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti socialist dhe futbollisti Ismajli shkëmbyen edhe batutat e rastit për ndeshjet e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026. “Fillojmë në 21 mars me Anglinë, merakun e kemi me 7 qershor e me radhë”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?