VIDEO/ Banorët bllokojnë lëvizjen në Thumanë-Kashar: S’kemi rrugë për të shkuar në punë

Banorët e Fushë-Krujës, Krujës dhe të Thumanës kanë bllokuar qarkullimin edhe këtë të premte, një protestë që vijon prej disa javësh. Në protestë ka edhe prezencë të shtuar policore. Në vendin e ngjarjes janë drejtues të Policisë së Tiranës, pjesëtarë të FNSH etj. Incidente ka pasur vetëm në fillim, kur protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë bllokuar qarkullimin.

”Rama nuk di nëse është shqiptar apo jo. Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar.

Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam”,-thanë banorët.

SHKARKO APP