VIDEO/ Bardh Spahia: Oferta ime konkrete për shkodranët. Rivali? Me projektet tona në 3D

Kryebashkiaku në detyrë i Shkodrës dhe kandidat i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia tha se programet e tyre janë krejtësisht të ndryshëm, teksa ato të kundërshtarit politik i konsideroi “vetëm vizatime 3D”.

“Janë vetëm në dukje të ngjashëm, por janë realitete krejt të ndryshme. Programi ynë është konkret dhe i mbështetur në një buxhet trevjeçar, pra i zbatueshëm. Beci ka vetëm vizatime 3D, që nuk janë as risi. Edhe ato janë projekte të Bashkisë së Shkodrës, siç është projekti për Hyrjen e Shkodrës, që përfshin Portin dhe Parkun e Rekreacionit. Projekti u miratua nga të gjitha hallkat qeveritare, por u anullua për t’iu çuar një studioje të huaj arkitekture dhe tani paraqitet si risi, kur në fakt nuk është. Projekti është diskutuar me ne edhe në Bashkinë e Shkodrës gjatë vitit të kaluar”, u shpreh Spahia në emisionin “Pa Censurë”.

Po ashtu Spahia tha se projekti i tij për Shkodrën me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik bazohet në tre kolona kryesore: Shkodra inovative, që orienton qytetin drejt Teknologjisë së Informacioni dhe Energjisë së Gjelbër; Përmirësimi i Shërbimeve dhe Shkodra Turistike. Spahia vuri në dukje se qeveria ”Rama 3” duhet të zgjidhë pa vonesa të tjera problemin e lidhjes së Shkodrës me Tiranën përmes zgjerimit të rrugës, si dhe të financojë zgjerimin e urës së Drinit në hyrje të Shkodrës për të çliruar trafikun nga ajo që ai e quan gangrenë, të lënë qëllimisht, sipas tij, në degradim nga qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?