Video/ Basha: Mjerimi ka arritur proporcione që janë të paimagjinueshme
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në emisionin “Real Story”, në TV News 24, deklaroi mbrëmjen e sotme se mjerimi ka arritur proporcione që janë të paimagjinueshme.
“Ekonomia familjare është në pikën më të ulët për një kohë shumë të gjatë. Këto janë shqetësimet reale të shqiptarëve.
Pagesat gjatë pandemisë kanë vazhduar për inceneratorët dhe PPP-të.Me marrjen e përgjegjësisë, garantoj se as pandeminë as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë. Mijëra familje paguajnë faturat e kripura të trajtimit të të sëmurëve në shtëpi pa asnjë rimbursim. Shumica e familjeve që po kurojnë njerëzit e tyre në shtëpi po zhyten në borxhe. ”, u shpreh Basha.