VIDEO/ Basha takim me pensionistët, flet për prindërit e tij

Kryetari Lulzim Basha ditën e sotme zhvilloi një takim me një grup pensionistësh. Basha,  u ul në një bar me ata. Pensionistët i kërkuan mbështetje dhe rritje për pensionet, pasi këto vitet e fundit ndjejnë braktisje nga qeveria.

Ndërsa kreu i PD-së, tha se prindërit i ka pensionistë dhe pa ndihmën e tij e kanë të pamundur të mbyllin muajin.

“E njoh gjendjen shumë mirë. Të dy prindërit i kam pensionistë dhe pa ndihmën time, si shumica, e kanë të pamundur të mbyllin muajin. Por kanë shumë që nuk ndihmojnë dot. Është krim që ata të ushqehen vetëm 1 herë në ditë, vetëm se këta të babëzitur duan të marrin gjithçka për vete”- u shpreh kryetari i PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Basha takim me pensionistët, flet për prindërit e tij

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?