VIDEO/ Berisha mbledh degët e PD-së në Tiranë: Nuk ka vota me Ramën, na ka sfiduar

Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon një takim me krerët e degëve të PD-së në Tiranë. Takimi vjen në një moment ku grupi i Alibeajt është shprehur se nuk kanë gjetur gjuhën e bashkimit për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Po ashtu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama nuk kanë munguar. Berisha nënvizoi edhe se më 12 nëntor do të mbahet protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria.

”Ky njeri i ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre. I thoshin nxënësit në Kolonjë, s’kemi banka, janë si janë, internet nuk kemi. Se vetë ai udhëton me charter. E them edhe njëherë, jemi në betejë, secili demokrat e demokrate duhet të konsiderojë që jemi në betejë. 12 nëntori është protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Mos të kemi asnjë iluzion”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?