VIDEO/ Berisha në Mat: Fitorja e kandidatëve të koalicionit, një vend që nuk e pranon monizmin

Sali Berisha ndalesën e radhës për të prezantuar kandidatin për 14 Majin, e pati në Mat, ku ftoi qytetarët që të votojnë, të shprehin besimin për kandidatët që ata vlerësojnë më shumë.

Ai tha se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, që nuk emërohen nga kryetari apo kryesia e PD-së, por që janë përzgjedhur dhe votuar nga vetë demokratët.

”Ju ftoj të bëjmë gjithçka, natën ditë, të derdhim djersë dhe të sakrifikojmë për të mbrojtur vlerat e kandidatëve tanë, për të promovuar kandidatët tanë, për të bërë gjithçka për fitoren e tyre. Fitorja e tyre është fitore e lirisë, është fitore e gjithsecilit prej jush, është fitore e idealeve tuaja, e një Shqipërie që nuk pranon monizmin, e një Shqipërie që beson tek vetja dhe e ardhmja”,tha Berisha.

SHKARKO APP