VIDEO/ Berisha: Rama ka probleme. Sa herë vihet në akuzë, kalon në fyerje personale

Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar sonte në studion e “Tempora” në Ora News, me gazetaren Sonila Meço, komentoi debatin e ashpër të së enjtes së kaluar në Kuvend mes tij dhe pasardhësit të  tij në Kryeministri, Edi Rama.

“Jeta ime si mjek ka qenë jetë psikologu. E tërë jeta e mjekut është jeta e një psikologu dhe vetvetishëm psikologjia është një pasion. Tani të vijmë tek gjuha. 

Në mënyrë absolute kemi të bëjmë me një person të dezekuilibruar. I bëra një pyetje që do t’ia bënte çdo qytetari të këtij vendi pasi zonja e tij në konflikt flagrant interesi u emërua anëtare e bordit të Abi Bank, një muaj pasi zt.Ballta, me vendim të burrit të zonjës Rama u emërua anëtar i bordit të ADA-s. Ky e emëroi atë anëtar të ADA-s, ky tjetri emëroi zonjën Basha në bord. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mënyrë absolute asnjë fyerje. I kam thënë nëse zonja Rama ka opsione apo aksione në ABI Bank. Opsionet dhe aksionet janë tituj financiar. Çfarë fyerje kishte këtu?

Swiss Digital Mobile Reklama

Mora si përgjigje një përgjigje të një njeriu që u shfazua në mënyrë të pabesueshme.

I përmenda unë gjë djalin? Gjyqin me të atin? I përmenda pasi i përmendi. Zotëria sa herë që vjedh dhe kapet duke vjedhur me tendera vjen aty dhe kërkon llogari më ke sulmuar djalin dhe babain”- tha Berisha.

vijon

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/320218418620911/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?