VIDEO/ Berisha vizitë në familjen Rushaj, deputetja Bardeli shfaqet e përlotur

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas vizitës në zonat e prekura në Shkodër nga moti i keq, ishte po ashtu për ngushëllime në familjen e të ndjerit Pjetër Rushaj, i cili humbi tragjikisht jetën bashkë me të birin Jason, vetëm 14 vjeç.

Berisha shoqërohej nga kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, si dhe nga deputetja  e qarkut të Shkodrës, Greta Bardeli. Kjo e fundit është shfaqur e përlotur. Siç shihet edhe në videon ajo është ulur në krah të liderit të PD dhe gjatë gjithë kohës shfaqet duke lotuar.

Shpresat u shuan, kur pas 16 orëve kërkime nga polumbarët, Pjetër Rushaj dhe djali i tij 14-vjeçar, u gjendën të pajetë brenda makinës, ku të dielën rrjedha e madhe e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje” i mori përpara.

SHKARKO APP