VIDEO/ BMW-Audi-Mercedes bëjnë garë natën në rrugët e Tiranës. Ja pamjet

Ajo është gara historike mes tre gjigantëve gjermanë të autoindustrisë.

Tre makina Audi, BMW dhe Mercedes u filmuan duke bërë gara në rrugët e Tiranës.

Megjithatë e pësuan keq.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas disa telefonatave ne adrese te sallës operative te Drejtorisë Vendore te Policisë Tirane, se ne unazën e madhe janë tre automjete te cilat po bënin gare shpejtësie duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë te rrugës, u organizuan shërbimet e policisë rrugore ne pika kontrolli me dy faza dhe u be i mundur dokumentimi dhe procedimi administrativ i te tre drejtuesve te mjeteve luksoze, përkatësisht automjeti tip Mercedes-Benz GLC 43 AMG me targa te huaja u ndëshkua me 40.000 lek te reja per gara shpejtësie, automjeti tip BMW M6 me targa te huaja u ndëshkua me 40.000 lek te reja për gara shpejtësie si dhe automjeti tip Audi A7 me targa shqiptare u procedua per te njëjtën shkelje dhe ju përcoll per shqyrtim dhe gjykim Organit Administrativ Shtetëror, ne Drejtorinë Vendore te Policisë Tirane,” njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?