VIDEO/ “BMW seria 7” tërësisht e djegur në oborr, flet vlonjati: Çfarë gjeta pranë makinës

Zhurmët dhe flakët kanë zgjuar nga gjumi familjen Meçorapaj rreth orës 03:30, pasi panë të digjej makina luksoze që Everesti, djali i vetëm i familjes kishte blerë prej pak ditësh.

Everesti thotë në një prononcim për “BalkanWeb” se mjetin e kish blerë falë kursimeve familjare, (kanë një biznes në Vlorë) dhe se nuk di arsyet e këtij veprimi. As ai, por as familjarë të tij nuk kanë konflikte me njeri.

Ndërsa pret që policia të zbardhë ngjarjen e të gjejë autorët, 27-vjeçari nga Vlora tregoi të gjithë skenën që pa në oborr. Ai nuk përjashton mundësinë se djegia e makinës mund të jetë ndonjë mesazh, por nuk di tek kush ta drejtojë gishtin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç mund të shihni edhe në videon e siguruar nga “BalkanWeb”, mjeti është djegur totalisht. “Makinën sa e kisha blerë në Itali, madje as pronësinë nuk ia kisha ndryshuar. Nuk d’i kujt t’ja vë gishtin”, – thotë i riu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur e kuptuat që mjeti juaj ishte djegur
U zgjova nga flakët dhe tymi, pati edhe zhurma. Dëgjova të përplasej dera e jashtme dhe kur dal shikoj makinën ne flakë. Tentova ta fikja por ishte e pamundur .Ngjitur me makinën ishte një bidon 5 litrosh me benzinë. Ishim e gjithë familja në gjumë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 të ditës së sotme

Makina ishte në pronësinë tuaj?
Makinën kisha vetëm një javë që e kisha blerë, është në pronësi të një italiani, sepse akoma nuk ma kishte kaluar mua

Ku dyshoni? A keni ju apo familja juaj ndonjë konflikt?
S’kam probleme me njeri, as unë as familja ime ndaj nuk do kujt t’ja vë gishtin.

Mendoni që djegia e makinës është ndonjë mesazh për ju?
Këto janë gjëra që ndodhin s’kam ç’të bëj.. mund edhe të jetë ashtu, por s’di kush është. E përsëris që s’kam konflikte me njeri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?