VIDEO/ Brenda shtëpisë së Aurel Hoxhallarit, ku dyshohet se janë torturuar dhjetëra njerëz

Vila njëkatëshe e cila ndodhet në pronësi të Aurel Hoxhallarit, dyshohet se është përdorur edhe si ambient për të torturuar e shantazhuar shumë persona me qëllim vjeljen e gjobave.

Brenda banesës u gjeten shumë armë të kalibrave të ndryshme, ku policia dyshon se mund të jenë përdorur në disa ngjarje të rënda kriminale të pazbardhura në vend.

Banesa e Aurel Hoxhallarit, personi i akuzuar nga policia se ka organizuar dhe porositur vrasjen e Devi Kasmit, vijon të qëndrojë e rrethuar si skenë krimi nga uniformat blu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda vilës luksoze, e cila ndodhet në Kodër Mëzes u gjetën arsenal i vërtetë armësh, si snajperë, automatikë, pistoleta, mina me telekomandë e deri te raketahedhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto armë theksojnë burime nga policia e kryeqyteti, dyshohen se mund të jenë përdorur edhe në disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në vend gjatë dy viteve të fundit.

Grupi hetimor ka dërguar për këqyrje balistike pranë labor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?