VIDEO/ Breshëri plumbash ndaj 45-vjeçarit, ja momenti i atentatit në Milot

Ora News, publikon pamjet ekskluzive nga momenti i atentatit ndaj 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme në Milot.

Ibrahimi po dilte nga një lokal kur u sulmua me breshëri plumbash.

Siç shihet edhe në pamje, atentatorët janë afruar me një motor, të maskuar dhe hapin zjarr, ndërkohë që objektivi ishte në shoqërinë edhe të personave të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

45 vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u soll për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Dyshimet janë se atentati ka ndodhur pas një konflikti mes Ylli Ibrahimit dhe autorit, por ngjarja po hetohet edhe në pista të tjera.

Policia dhe FNSH ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve por ende pa rezultat!

Në vijim pritet dëshmia e Ylli Ibrahimit për të hedhur më shumë dritë mbi autorët dhe motivet e atentatit.

VIDEO EKSKLUZIVE/ Breshëri plumbash ndaj 45-vjeçarit, ja momenti i atentatit në Milot

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?