VIDEO/ Burgu me pamje nga liqeni dhe në një kodër, palestër dhe vende pune
Në Pojskë të Pogradecit është hapur burgu i ri, ku do të qëndrojnë vajzat dhe gratë që janë në konflikt me ligjin, përkatësisht 56 femra. Ky burg që është cilësuar si luksoz sepse poshtë ndodhet liqeni dhe është pranë rrugës. Në këtë burg do të zhvillohen aktivitete edukative dhe profesionale për të dënuarit, kurse profesionale, artizanle dhe një palestër. Kurse burgu i grave në ”Ali Dem” në Tiranë, do të rikonstruktohet dhe do të kthehet në burg të hapur, ose thënë ndryshe do të përdoret për aplikimin e gjysëm lirisë, ku personat në konflikt me ligjin, shkojnë aty vetëm natën, pasi kanë shkuar në punë apo shkollë gjatë ditës. ”Është një lajm i mirë që të gjithë së bashku kemi arritur të bëjmë një punë të mirë, që gratë dhe vajzat në konflikt me ligjin të kenë një trajtim dinjitoz, siç është paraparë në ligj, por edhe nga të gjitha standardet evropiane të trajtimit të paraburgosurve dhe të dënuarve”, tha Ulsi Manja.
View this post on Instagram