VIDEO/ Çfarë nuk pamë?! Policia u zë “pritë” deputetëve para Kuvendit për maskat, ja kush janë ligjvënësit që u gjobitën
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi urdhri për të mbajtur maskat në ambinetet e jashtme, edhe kur ecim në rrugë, ndërkohë që në rast moszbatimi, qyetarët do të gjobiten.
Për këtë arsye policia e Shtetit ka dalë sot në terren, ndërkohë që gjobave nuk u kanë shpëtuar as deputetët e Kuvendit.
Siç mund të shihni edhe në këtë video, një grup efektivësh, me bllok më dorë, janë pozicinuar para parlamentit, dhe kanë gjobitur disa deputetë.
Fillimisht u kap “mat” deputeti Florenc Spaho, i cili edhe pse u mundua ta vendosë maskën pasi u pikas nga policia, sërish nuk i shpëtoi gjobës.
Po ashtu edhe deputetët e opozitës, Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi, të cilët i janë bindur urdhrit dhe kanë pranuar gjobën.