VIDEO/ Çfarë thonë shifrat dhe si qëndron e vërteta? Besnik Vathi flet për problematikat e turizmit

Operatori turistik, Besnik Vathi ka folur për Fax News në lidhje me statistikat nga të ardhurat ngaturizmi si dhe problametikat që ka vendi ynë në këtë sektor.

Ai tha se ka një problem të theksuar në përcaktimin e numrit të turistëve duke argumentuar se nuk ka një analizë të saktë se kush mund të quhet turist, eskursionit, tranzit apo resident.

“Turizmi ka probleme, jo thjeshtë në prezantimin e shifrave por në mungesën e analizimit se çfarë përcaktojnë këto shifra. Nëk bëhet një analizë se çfarë është turisti, vizituesi i një miku, pacienti apo arsyeja se për çfarë vjen në Shqipëri. Ne llogarisim edhe turistët që janë tranzit që shkojnë në Mal të Zi. Probleme të kësaj natyre ka, diçka tjetër që i llogarisim janë edhe eskursionistët ditor, numri i tyre është i madh. Ata mund të vijnë me tragete të përditshme, autobus etj, është një numër i madh. Këta nuk janë turistë për sa kohë qëndrimi i tyre nuk i kalon 24 orë.

Numri total që na prezantohet nuk është i saktë. Por organet kompetente nuk po përgjigjen me korrektësi kësaj problematike. Nuk është bërë ndonjëherë edhe analiza e atyre turistëve që janë me pasaportë të huaj por që janë me kombësi shqiptare. Ne kemi çdo vit numër emigrantësh që shtohen, por a quhen turista këta realisht? Quhen, ka vende që nuk i quajnë. Por këta nuk janë turistë që kërkojnë hotele, vizitojnë muzeume apo që punësojnë njerëz për ti orientuar, në këtë rast nuk ka as burime të ardhurash. Ka pengesa nga ana tjetër me çmimin e lartë të biletave ajrore, probleme të theksuara në porte por edhe në pikat kufitare tokësore”, tha Vathi për gazetaen e Fax News, Mirilda Tili.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë:

SHKARKO APP