VIDEO/ Daily Express: Bandat shqiptare të trafikimit, mburren për bëmat e tyre
Media britanike ”Daily Express” ka ekspozuar një bandë që dërgonin njerëz si klandestinë në Britaninë e Madhe. Trafikantët janë kapur duke u mburrur për drejtimin e kalimeve vdekjeprurëse me varka të emigrantëve nga Shqipëria në Britani.
Ata zbulojnë të gjitha komunikimet në telefon dhe për herë të parë bëhen publike inçizimet e bisedave me trafikantët dhe sesi bëheshin transfertat e parave të trafikut.
“Mini-dokumentari ynë i ri përmban biseda të inçizuara fshehurazi me kontrabandistët shqiptarë, të cilët detajuan brutalitetin dhe deri ku arrijnë për të fituar para. Raporti ynë zbuloi se gangsterët diskutonin mënyrat për të mashtruar autoritetet për të fshehur aktivitetet e tyre të paligjshëm”, shkruan gazeta.