VIDEO/ Debat i fortë në Lezhë për ndihmën ekonomike, 3 mijë familje jashtë sistemit
Largimi i tre mijë familjeve nga skema ekonomike në Qarkun e Lezhës ka ndezur debatet mes përfaqësuesve të bashkive dhe atyre të Shërbimit Social Shtetëror. Në takim janë ngritur akuza se ka ndërhyrje në sistem ndaj listat duhet të rishikohen.
Largimi nga skema e ndihmës ekonomike, kanë ngritur dyshime për manipulim në sistem.
Akuzat erdhën nga përfaqësuesit e bashkive në qarkun e Lezhës
Debati midis njësive vendore dhe shërbimit social shtetëror u realizua në institucionin e prefektit në mbledhjen e thirrur nga ky i fundit.
Prefekti Gjergj Prendi ka kërkuar që të mos ketë sorrollatje, por përcaktim të saktë të arsyeve se kush dhe pse e meriton apo nuk e meriton.
Por drejtori i Shërbimit Social Keler Sufja, i cili në këtë rast mbron interesin e shtetit ka gjetur një arsye.
Kurse nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës ka risjellë në vëmendje një rast të dyshimeve se ka patur ndërhyrje në sistem: Une kerkoj ne menyre absolute qe ne sistemin elektronik te ndihmes ekonomike te mos nderhyhet pasi une ketu kam nje rast.”
Prefekti: “Ju mendoni qe softueri eshte ai aksekueshem? – Nënkryetarja: Patjeter, mjafton qe te kesh pas njohuri ne elektronike.”
Përfaqësuesit e bashkive Mirditë e Kurbin thanë se sistemi nuk është transparent dhe se ka lënë jashtë skemës familje që e meritojnë këtë ndihmë të vogël.
Pas këtij takimi u la që kërkesat e bashkive të dërgohen pranë Ministrisë dhe të shikohet mundësia e ndryshimeve të mundshme.
KOHA JONË SONDAZH

