VIDEO/ Denoncimi te Berisha: Ja si i gjobit bizneset qeveria. Teknologjia e Rilindjes vetëm për vjedhje
Biznese dhe qytetarë që gjobiten për shkak se sistemi online i qeverisë nuk punon.
Ky është denoncimi që ka mbërritur në adresën e ish kryeministrit Sali Berisha nga një bizbnesmen.
Sipas tij, portali e-albania ka dy ditë që nuk punon dhe për shkak të kësaj ai rrezikon të gjobitet.
“Teknologjia e narkoshtetit vjedhje dhe vetëm vjedhje! Ja si i gjobit bizneset krye kreu i meduzës dhe ndrikull Falimenti”, shkruan Berisha ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje doktor,
Doja tju tregoja si gjobiten bizneset nga shteti jone dhe sistemet e tyre miliona euro qe nuk funksionojne…kam gjithe diten qe dua te hedh te deklaroj bilancin financiar sepse dhe nje dite afat ka, dhe nqs vonohesh merr menjehere gjobe nga shteti yne i dashur, por ka dy dite qe sistemi e albania sdo tja dije fare sepse milionat e vjedhura per kete sistem duken ketu …. dhe bizneset gjobiten si pasoje e mosfunksionimit te sistemit … ju pershendes doktor te lutem anonim…Teknologjia e rilindjes vetem vjedhje